Lidhje

Pritje në Shtëpinë e Bardhë për gjykatësen Sotomajor


Presidenti Barak Obama nderoi anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Sonja Sotomajor.

Shtëpia e Bardhë organizoi sot një pritje për nder të zonjës Sotomajor, hispanikja e parë që shërben në Gjykatën më të lartë të vendit.

Presidenti Obama prezantoi gjykatësen Sotomayor para pjesëtarëve të familjes, dhe miqve të saj si dhe disa anëtarëve të Kongresit amerikan dhe anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë.

Zoti Obama tha se ngritja e zonjës Sotomajor nga fillimet e saj të thjeshta në këtë arritje të madhe tregon se çdo gjë është e mundur.

Ai tha se ky moment është i rëndësishëm jo vetëm për gjykatësen e re, por për faktin se jeta e saj ka frymëzuar shumë amerikanë.

Sonja Sotomayor falenderoi Presidentin Obama si dhe senatin amerikan që i dhanë asaj mundësinë të shërbejë në Gjykatën e Lartë.

Ajo tha se është shumë mirënjohëse për përgjegjësinë që i është dhënë që të respektojë ligjet e vendit./ap

XS
SM
MD
LG