Lidhje

60 vjetori i Konventave te Gjenevës


Ndërsa bota shënon sot 60 vjetorin e konventave të Gjenevës, Kryqi i Kuq ndërkombëtar thotë se shumë prej ligjeve për mbrojtjen e civilëve gjatë luftës nuk janë përfillur.

Presidenti i Kryqit të Kuq ndërkombëtar, Xhakob Kellenberger, thotë se gjithnjë e më shumë konflikte të armatosura tani zhvillohen në zona civile.

Sipas tij, punonjësit e Kryqit të Kuq vazhdimisht janë dëshmitarë të shkeljeve që nga shpërngulja e civilëve nga vendbanimet e deri në sulme pa dallim dhe keqtrajtime ndaj tyre.

Konventat e Gjenevës u nënshkruan më 12 gusht 1949, 4 vjet pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore kur miliona njerëz u vranë./al/

XS
SM
MD
LG