Lidhje

Afganistan: Operacion i ri ushtarak në prag të zgjedhjeve


400 marinsa amerikanë dhe 100 ushtarë afganë vërshuan në Afganistanin jugor në kuadër të një operacioni të ri për të marrë nën kontroll atë zonë para zgjedhjeve presidenciale të javës së ardhshme.

Forcat ushtarake ndërmorën operacionin sot në distriktin Navzad në provincën afgane të Helmandit. Me anë të një deklarate, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se objektivi i operacionit është që të sigurohet se komisioni i pavarur i zgjedhjeve dhe forcat kombëtare afgane të sigurimit kanë sigurinë e duhur për të bërë punën e tyre.

Militantët talebanë në atë zonë janë zotuar të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve të 20 gushtit me sulme kundër qendrave të votimit dhe kërcënime ndaj votuesve.

Po në Afganistanin jugor, një bombë e vendosur në anë të rrugës plagosi 2 gazetarë të agjencisë Associated Press, të cilët ishin bashkë me forcat ushtarake amerikane. (ze)

XS
SM
MD
LG