Lidhje

Maqedoni: Tetë-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit


Sot mbushen tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare të këtij vendi. Ndonëse shumë ligje që dolën nga kjo marrëveshje janë miratuar në Parlament, ende mbeten disa çështje të ndjeshme që duhen zbatuar në praktikë. Marrëveshja e Ohrit konsiderohet si një shembull i mirë i zgjidhjes së problemeve ndëretnike në Ballkan. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht kërkon nga autoritetet e Maqedonisë që ta zbatojnë plotësisht atë.

XS
SM
MD
LG