Lidhje

Kryeministri Berisha viziton familjet e policëve të vrarë


Në Shqipëri, pas vrasjes të premten të katër agjentëve të policisë në përpjekje për arrestimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti, sindikata e punonjësve të policisë këkoi sot përmirësimin e kushteve të punës dhe atyre logjistike si dhe të trajtimit të forcave të rendit, ndërsa kryeministri Berisha bëri vizita në familjet e policëve të vrarë.

Sipas sindikatës së punonjësve të policisë, ngjarja e rëndë e javës së shkuar, kërkon një vlerësim të ri të gjendjes së forcave të rendit përsa i përket mangësive në kushtet e punës dhe vështirësive logjistike, veçanërisht armatimit dhe pajisjeve speciale, të cilat sipas kësaj sindikate përbëjnë një problem serioz për përmbushjen e detyrave nga policia.

Sindikata shprehet se forcat e rendit po paguajnë një çmim tepër të lartë përballë krimit, i cili, sic thone drejtuesit e sindikates, ka fuqi financiare, armë e pajisje më të sofistikuara se ato të policisë. Sindikata është ndalur edhe në problemet e trajtimit financiar veçanërisht në mungesën e sigurimit të jetës.

Ndërkaq kryeministri Sali Berisha i cili dje u takua me drejtuesit e policisë, ka kryer vizita ngushëllimi edhe në familjet e katër policëve të vrarë, duke vlerësuar edhe një herë angazhimin e tyre në përpjekjet direkte me kriminelët e duke e cilësuar si një akt heroik ndërhyrjen e tyre të së premtes për arrestimin e Dritan Dajtit, një prej personave më të kërkuar. Kryeministri ka theksuar se lufta ndaj krimit të organizuar është jetike dhe se ngjarja e javës së shkuar është një rast për të rishikuar çështjen e ligjeve të luftës ndaj kriminalitetit.//kh//

XS
SM
MD
LG