Lidhje

"Gazetarët pa Kufij", shqetësim për sulmet ndaj gazetës në Kosovë


Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit, “Gazetarë pa Kufij”, shprehu sot shqetësim për sulmet që i janë bërë gjatë kësaj jave faqes së internetit të gazetës së përditshme në Kosovë, Express.

Gjatë kësaj jave, hakerë që veten e quajtën “mbrojtës të Islamit” e bllokuan për disa orë faqen e internetit të kësaj gazete. Ata lanë një mesazh në faqen e internetit ku thuhej “Ky është vetëm një mesazh për këtë gazetë antiislame, që nuk di të ndalur, duke u tallur me fenë e bukur Islame. Feja Islame meriton respekt”.

Ndonëse, në mesazh nuk saktësohet arsyeja e një veprimi të tillë. drejtuesit e gazetës besojnë se kjo mund të jetë rrjedhojë e mbulimit të hollësishëm të rastit të Hysen Sherifit, një 24-vjeçar me origjinë nga Kosova i cili u arrestua ditë më parë në Karolinën e Veriut, me dyshimin se ishte përfshirë në veprimtari terroriste.

Organizata "Gazetarë pa kufij", tërheq vemendjen në faktin se ata që sulmuan faqen e internetit duket se nuk i takojnë ndonjë grupi të caktuar por dënon "sulmet që shkelin parimet e shprehjes së lirë dhe që mund të ngjallin tensione".

Në një komunikatë të kësaj organizate thuhet se autocensura dhe përpjekjet për të ndikuar në politikat editoriale janë pothuajse të rëndomta në Kosovë. Ajo u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për garantimin e lirisë së mediave. //ii

XS
SM
MD
LG