Lidhje

Tajvan: Mbi 500 vetë mund të kenë vdekur nga vërshimet


Presidenti i Tajvanit tha se mbi 500 vetë mund të kenë humbur jetën nga nga vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga taifuni i fuqishëm që goditi vendin.

Presidenti Ma Ying-jeou tha sot në një takim të këshillit kombëtar të sigurimit se rreth 400 vetë mund të jenë varrosur të gjallë nga rrëshqitja e dheut në fshatin Shiao Lin të distriktit jugor Kaohsiung. Më shumë se 100 persona janë konfirmuar të vdekur nga kjo fatkeqësi.

Qeveria është kritikuar për reagimin e ngadaltë ndaj krizës. Mijra fshatarë mbetën të bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të cilat mbuluan dhjetra ura dhe rrugë si pasojë e taifunit të fuqishëm. Taifuni i javës së kaluar solli nivele të papara rreshjesh në Tajvan.

Qeveria ka mobilizuar ushtrinë për shpëtimin e mijra banorëve dhe për të shpërndarë ndihma emergjente, kryesisht me helikopterë. //ii

XS
SM
MD
LG