Lidhje

I dënuari për avionin "PANAM 103" tërheq kërkesën për apelim


Avokatët e një libiani të akuzuar për shpërthimin e avionit të rrëzuar mbi Lockerbie të Skocisë tha se ka kërkuar që të tërhiqet apelimi ndaj dënimit të tij, pas njoftimeve se ai do të lirohet për arësye humanitare.

Avokatët thanë se Abdelbaset Ali al-Megrahi e bëri kërkesën para dy ditësh. Gjykata e Lartë e Skocisë pritet ta shqyrtojë çështjen të martën.

Megrahi, i cili vuan nga kanceri i prostatës, duhet ta tërheqë kërkesën për apelim në mënyrë që të shqyrtohet çështja e riatdhesimit të tij në bazë të marrëveshjeve britaniko-libiane për transferimin e të burgosurve. Por autoritetet skoceze thonë se po shikojnë mundësinë për lirimin e tij para kohe për shkak të sëmundjes.

Megrahi po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në shpërthimin në ajër të avionit të kompanisë PanAm me numër fluturimi 103 mbi Lockerbie të Skocisë më 21 dhjetor 1988. Nga shpërthimi mbetën të vdekur 270 persona.

Në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Megrahi duhet ta kalojë në burg pjesën e mbetur të jetës. //bsa//

XS
SM
MD
LG