Lidhje

Alpion sjell në Tiranë dramën "Nëse të vdekurit mund të dëgjojnë"


Akademiku dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Gëzim Alpion, paraqiti sot në Tiranë dramën e tij me titull "Nëse të vdekurit mund të dëgjojnë", e cila është luajtur nga trupa teatrore britanike në Londër. Shfaqja tërhoqi vëmendjen e një numri të konsiderueshëm pjesëmarrësish, profesorësh universiteti, regjisorësh dhe aktorësh të njohur. Autori Alpion mbron idenë se tabutë ballkanike duhet të lihen mënjanë dhe se integrimi në kulturat e reja europiane është çelësi i mbijetesës së identitetit dhe kulturës shqiptare dhe asaj rajonale.

XS
SM
MD
LG