Lidhje

Vritet në Gazë kleriku islamist që bën thirrje për Ligjin e Sheriatit


Kreu i një grupi palestinez në Gaza të frymëzuar nga al-Kaida ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje të armatosur që la 24 të vdekur dhe më shumë se 120 të plagosur.

Zyrtarë të Hamasit thanë të shtunën se kleriku radikal Abdel Latif Musa, udhëheqës i organizatës Xhund Ansar Allah apo Ushtarët e Pasuesve të Zotit, u vra pasi hodhi në erë një jelek me eksplozivë që kishte të veshur gjatë përleshjeve.

Të premten, Musa e deklaroi Gazën një emirat islamik dhe bëri thirrje për zbatimin e rreptë të Ligjit të Sheriatit, duke sfiduar kështu Hamasin i cili sundon Rripin e Gazës.

Forcat e sigurisë së Hamasit u angazhuan pastaj në një betejë një orëshe pranë një xhamie në qytetin jugor të Rafahut për të shtypur kryengritjen.

Pesë policë dhe një komandant i lartë i Hamasit, si dhe një vajzë 11-vjeçare mbetën të vrarë gjatë luftimeve. //bsa//

XS
SM
MD
LG