Lidhje

SHBA: Paketa stimuluese ndihmon të rinjtë e papunë

  • Carolin Ueaver

Programi i ri federal i qeverisë amerikane që synon stimulimin e ekonomisë do të shpenzojë më tepër se 785 miliardë dollarë për arsimin, infrastrukturën, ambjentin dhe fusha të tjera. Presidenti Obama thotë se programi do të ruajë, ose krijojë miliona vende pune. Një sasi e vogël e këtyre parave do të përdoren për të krijuar vende pune për adoleshentët dhe të rinjtë e varfër në mbarë vendin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Weaver, një program i tillë në periferi në Nju Xhërsit, po u mëson një pjesë të të rinjve për herë të parë se si punohet.

Në qendrën e kualifikimit në Hakensak të Nju Xhërsit, zyrtarët po përpiqen të punësojnë këtë verë 400 të rinj.

Në se nuk u pëlqen dielli, apo nxehtësia, mund të punojnë në zyrë. Personat që zgjidhen duhet të mos jenë mirë financiarisht, të kenë të paktën edhe një pengesë tjetër për të filluar punë, si të kenë lënë shkollën, apo të kenë patur probleme me ligjin.

Nahdir Gonzales, 16 vjeç, rekruti më i fundit, e la shkollën vitin e kaluar. Ashtu sikurse të tjerë në program, ai do të paguhet me pagën minimale 7,25 dollarë në orë dhe do të punojë 20 orë në javë.

Unë dua të punoj, sepse nuk dua të kem më probleme, dua të mos rri nëpër rrugë, të bëhem i mbarë, që të jem i suksesshsëm në jetë. Salvatore Mastroni, ish drejtor i një shkolle të mesme, është drejtor i Qendrës së Karrierës “One Stop”, që ofron trajnim dhe këshillim për punonjësve të të gjitha moshave.

Programi pasohet nga hapa të tjerë, me shpresën që në shtator, apo tetor ndoshta, të fillojmë një program që të jep diplomën e shkollës së mesme e më pas t’i lidhë këta me një kolegj. Zoti Mastroni shkon shpesh nga Hakensak në Englewood, të Nju Xhërsit, ku ai ka punësuar të rinj në programe të ndryshme qeveritare.

Ata mund të punojnë në zyrën e bashkisë, në shkolla, apo në zyra të tjera publike, kudo ku mund të fitojnë një përvojë pune. 18-vjeçari Damar Palmer është një nga 320 të rinjtë që janë punësuar deri tani.

“Më përlqen ajo që bëj dhe po të mos ishte për këtë punë, unë nuk do të isha duke punuar, nuk do të isha duke i dhënë komunitetit."

20-vjeçarja Desire Somerville punon në një zyrë shkolle dhe në të njëjtën kohë ndihmon në qendrën e zbavitjes.

Më kanë caktuar në Shkollën Liberty, për të punuar me fëmijët. Rregullojmë klasat, lyejmë, dhe bëjmë inventare. Në se nuk do të kisha këtë punë, do të isha duke fjetur në shtëpi, ose duke kërkuar punë. Por synimi i programit nuk është vetëm t’u ndihmojë të rinjve me të ardhura të pakta të punojnë, thotë zoti Mastroni. Këto të ardhura po ashtu përdoren për të nxitur aktivitetin ekonomik përmes shpenzimeve që do të bëjnë këta të rinj.

Për t’i ndihmuar prindërit, që fëmijët t’i blejnë vetë atletet, apo rrobat e tjera, për ta vënë ekonominë në lëvizje, për ta çuar përpara.

Ligjvënësit amerikanë shpresojnë që edhe amerikanë të tjerë të gjejnë punë, të cilat krijohen përmes programit të stimujve, por që në të njëjtën mënyrë, do të ndihmojnë në rritjen e shpenzimeve dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Por për të rinjtë që ndeshen me sfidën e gjetjes së punës edhe në një ekonomi të fuqishme, thotë zoti Mastroni, besimi dhe aftësitë që ata fitojnë në këto vende pune të subvencionuara nga shteti, mund janë më të vlefshme në afat të gjatë, se sa paratë që ata fitojnë gjatë këtyre ditëve./ap.

XS
SM
MD
LG