Lidhje

Shqipëri: Gripi A H1N1 dhe masat e marra ndaj tij


Gripi A H1N1 ka prekur edhe 4 persona të tjerë në Shqipëri, duke e çuar në 16 numrin e përgjithshëm të personave që dyshohet se janë të sëmurë me gripin e derrit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht në Tiranë pas njoftimit të laboratorëve ndërkombëtarë. Drejtuesit e shëndetësisë shqiptare thonë se po bëjnë cdo përpjekje që të sigurojnë vaksina anti-grip për 10 deri në 30 për qind të popullatës, ndërkohë që parandalimi mund të bëhet vetëm me masa të thjeshta higjenike. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, thotë se sigurimi i vaksinës nuk është më një çështje financimi, sepse qeveria shqiptare e ka fondin përkatës, por është tashmë një cështje ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG