Lidhje

Iran: Fillon gjyqi kundër 28 protestuesve të tjerë


Irani hodhi në gjyq edhe 28 të burgosur të tjerë të akuzuar për trazirat që pasuan zgjedhjet e debatueshme presidenciale në qershor të këtij viti.

Shtypi zyrtar iranian njoftoi se akt-akuza që u lexua të dielën në gjykatë akuzon 28 të pandehurit se e kishin përgatitur komplotin e pas-zgjedhjeve shumë vjet më parë. Ky është gjykimi i tretë politik masiv që nga 12 qershori.

Ndërkaq, Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad tha se do të emërojë të paktën 3 gra në kabinetin e tij, hera e parë kjo në historinë 30 vjeçare të Republikës Islamike Iraniane.

Ndërkohë, njoftimet e lajmeve bejnë të ditur se udhëheqësi i opozitës, Mir Hossein Mousavi tha se do të formojë një rrjet social për të nxitur demokracinë dhe të drejtat kushtetuese në Iran. //bsa//

XS
SM
MD
LG