Lidhje

Les Paul: kitaristi dhe krijuesi i kitarës elektrike


Është ndarë nga jeta në moshën 94 vjeçare, kitaristi Les Paul. Ai ishte ndër emrat më të spikatur të muzikës rrok, jo si kompozitor apo këngëtar i kësaj rryme, por si krijuesi i kitarës elektrike. Ndërkaq, një grup muzikantësh të mirënjohur kanë relizuar një projekt, të ardhurat e të cilit do të përdoren për çështje humanitare.

Të mbledhësh një grup muzikantësh të mëdhenj, në një studio regjistrimi, për këdo do të ishte një ndërmarrje e vështirë.Por nuk mendon kështu Neil Finn përfaqësuesi i Krouded Hous, i cili ka mbledhur disa prej emrave më të njohura të muzikës për momentin për projektin e tij 7 Worlds Collide.

Ky është viti i dytë i organizmit të këtij projekti, ku marrin pjesë emra të njohur si : Xhoni Marr, Ed o’Brien, Fil Sellëei i grupit Radiohead, Uilko etj. Projekti i parë i Neil Fin & Worlds Kollaid, u realizua në vitin 2001. Të ardhurat e këtij projekti, i cili mblodhi bashkë shumë këngëtarë që interpretuan drejtpërsëdrejti nëpër koncertet e tyre, shkuan në ndihmë të organizatës humanitare “ Mjekët pa Kufij “.

Mbas 8 vitesh, sërish Neil Finn është i gatshëm që të realizojë një projekt të tillë nën titullin – 7 World Collide; “The Sun Came Out”. Ky projekt është realizuar në Zelandën e Re, vendlindjen e Finnit, dhe sipas të tij të gjithë artistët pjesmarrës ishin mjaft të interesuar për të shprehur idetë e tyre, dhe për të realizuar diçka sa më të mirë. Albumi që mban titullin e projektit do të hidhet në treg më 31 gusht në Britani.

Les Paul, kitarristi dhe krijuesi i kitarrës elektrike u nda nga jeta në moshën 94 vjeçe. Ai vuante nga pneumonia prej disa vitesh. Në vitin 2006 fitoi dy çmime Grammy për albumin e tij të fundit të cilin e hodhi në treg për 90 vjetorin e tij.

Les Paul, shpiku kitarën elektrike në fund të viteve 1940. Ai përshtati një kitarë së bashku me një amplifikator, dhe nisi të jepet koncerte ku të mundte. Pjesmarrja e tij e parë nëpër klube me një instrument të tillë u quajt çmenduri, por më vonë emrat më të njohur të muzikës si Pete Townsend i grupit The Who, Xhimi Peixh i Led Zeppelin apo Al DiMeola, interpretuan nisur nga kitarat e ideuara prej tij. Në vitin 1952, Gibson Guitars nisi të prodhonte kitarat e krijuara nga Les Paul.

Por ai la gjurmë në industrinë e muzikës edhe si producent muzikor. Ai regjistronte të gjithë instrumentat dhe zërat për një këngë, dhe më pas arrinte t’i miksonte dhe t’i përpunonte ato. Ai ka fituar rreth 36 albume të arta dhe ka arritur 11 herë të renditet në vend të parë të klasifikimeve me këngët e tij, sëbashku me gruan e tij të parë. Disa prej këngëve të tij më të spikatura janë “Vaya Con Dios”, “ How High the Moon”, “Nola” etj.

Gjatë viteve, kitarat e shpikura nga les Paul ishin më të përdorurat në industrinë e muzikës. Në vitin 2005, shtëpia e ankandeve Kristi shiti një kitarë Les Paul të vitit 1955 për 45,600 dollarë.





XS
SM
MD
LG