Lidhje

Ingusheti: Shpërthen kamioni bombë, të paktën 20 të vrarë


Njëzet persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur nga shpërthimi i një kamioni bombë në një komandë policore të republikës jugore ruse të Ingushetisë.

Autoritetet thonë se shpërthimi në Nazran, më i përgjakshmi në republikat jugore ruse këto vitet e fundit, ndodhi kur kamioni u përplas me portat e kompleksit policor dhe shpërtheu ndërkohë që policët po rreshtoheshin për apelin e mëngjesit.

Zyrtarët thanë se bomba kishte më tepër se 200 kilogramë eksploziv. Rojat hapën zjarr por pa mundur ta ndalin kamionin.

Dëshmitarët okularë përshkruajnë një skenë shkatërrimi plot makina dhe pemë të djegura. U dëmtuan rëndë edhe ndërtesat përreth.

Presidenti i Ingushetisë, Yunus Bek Yevkurov, i emëruar nga Kremlini, u plagos rëndë në një shpërthim tjetër të ngjashëm dy muaj më parë. Ai tha se ngjarja e sotme ishte një përpjekje e militantëve për t’u hakmarrë ndaj masave të fundit të sigurimit të ndarmarra përgjatë kufirimit me Çeçeninë. //II

XS
SM
MD
LG