Lidhje

Rusi: Aksident në hidrocentral, vdesin 8 vetë, dhjetra të zhdukur


Autoritetet ruse thonë se 8 persona kanë vdekur dhe të paktën 10 të tjerë janë plagosur për shkak të një aksidenti në hidrocentralin më të madh të vendit.

Prokurorët thonë se dhjetra persona të tjerë në hidrocentralin Sajano-Shushenskaja të Siberisë lindore rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve, vetë struktura e digës nuk është dëmtuar dhe banorët e zonës nuk janë në rrezik për jetën.

Autoritetet ndalën tërësisht prodhimin në hidrocetralin mbi lumin Jenisej pas shpërthimit të një transformatori me vaj gjë që shkaktoi përmbytjen e pjesshme në sallën e makinerive ku ndodhen turbinat.

Sipas agjencisë së lajmeve Itar-Tass, zona e Altait që furnizohet nga ky hidrocentral do të preket nga mungesa të mëdha energjie për shkak të aksidentit.

Zyrtarët thonë se një njollë vaji në lumin pranë hidrocentralit ka arritur një gjatësi prej 5 kilometrash.

Hidtrocentrali furnizon me energji elektrike një numër fonderish alumini në këtë zonë.//ii

XS
SM
MD
LG