Lidhje

Tuberkuloz rezistent, Teknologjia nano, Burrëria dhe shëndeti


http://astritlulushi.wordpress.com/


Tuberkuloz rezistent ndaj barnave

Një studim i ri tregon se përdorimi pavend i një lloj antibiotiku po krijon tuberkulos rezitent ndaj barnave. Sipas statistikave të OBSH-së nga turberkulozi vdesin cdo vit rreth 2 milionë njerëz. Megjithëse tuberkulozi është i kurueshëm, trajtimi i kësaj sëmundjeje kërkon të paktën 6 muaj terapi të pandërprerë me disa barna njëherësh. Shkencëtarët kanë shpresuar se një grup barnash të quajtur floro-kuin-lans mund të ndihmojë për shkurtimin e periudhës së trajtimit.

Por mjekja Roze Devasia pranë universitetit Vanderbilt thotë se efektiviteti i këtij grupi ilaçesh ka çuar në përdorimin e tij edhe kur pacientët kanë simptoma të sëmundjeve jo tuberkulare. Doktoreshë Devasia thotë se një përdorim i tillë pavend mund t’a bëjë tuberkulozin rezistent ndaj ilaçeve.

Gjatë një studimi që zgjati 5 vjet, Devasia dhe kolegët e saj zbuluan se 1 në çdo 5 pacientë me tuberkuloz ishte trajtuar me floro-kuin-lans një vit para se të prekej nga kjo sëmundje.

Në shumë vende në zhvillim, floro-kuin-lans jepet pa recetë nën emra barnash si Cipro e Levaquin dhe përdoret kundër sëmundjeve si pneumonia e diarreja.

Mjekja Devasia thotë se rezultatet e studimit të saj e bëjnë atë të ngurrojë për të përdorur floro-kuin-lanset si ilaçin e parë kundër tuberkulozit. Ajo parapëlqen që floro-kuin-lansi të përdoret vetëm kur barnat fillestare kundër tuberkulozit nuk japin rezultat.

Teknologjia nano kundër kancerit

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të luftuar tumoret kancerozë duke përdorur teknologjinë nano. Doktor Sam Uiklajn pranë universitetit Washington në Saint Luis, thotë se ka gjetur një zgjidhje duke zhvilluar pjesëza nano të quajtura nano-bee – bletë-nano, që e dërgojnë ilaçin anti-kanceroz drejt e në tumor dhe ashtu si bletët e godasin atë me thumbin e tyre.

Doktor Uiklajn thotë se bletët-nano janë jashtëzakonisht të efektshme ndaj tumorëve të llojit melanoma. Ai shpreson që brenda dy vjetëve të fillojë provat klinike të kësaj metode, por parashikon se miratimi i saj nga administrat e ushqimeve dhe ilaçeve do të jetë një process i vështirë për shkak të kompleksitetit të mënyrës së trajtimit.

Studimi i doktor Uikllajnit mbi bletët-nano që luftojnë kancerin u botuan në revistën Clinical Investigation.


Burrëria dhe shëndeti

Burrat kryesisht fitojnë më shumë para sesa gratë dhe si rrjedhim ata kanë më shumë përqasje për kujdes shëndetësor. Por statistikat tregojnë që burrat nuk janë më të shëndetshëm e nuk rrojnë më gjatë sesa gratë. Gjithashtu, burrat që mendojnë se të jesh i fortë fizikisht është pjesë e rëndësishme e të qenit burrë, kanë më shumë të ngjarë të mos shkojnë rregullisht për kontroll tek mjeku.

Sociologia Kristen Springer, profesore në universittetin Rutger, morri në shqyrtim se në ç’mënyrë ndikon koncepti i burrërisë në vendimin e meshkujve për t’u kujdesur për shëndetin.

Gjatë studimit, kur u pyetën nëse ishin dakord me idenë se “burrat nuk duhet t’a tregojnë dhimbjen” 50 përqind e tyre thane se ishin dakord me këtë shprehje dhe për këtë arsye ata nuk shkonin tek mjeku.

Profesorja Springer thotë se këta burra nuk shkonin rregullisht tek mjeku për analizë të prostatit, apo për vaksinë kundër gripit, sëmundje që shqetësojnë njeriun ndërsa moshohet.

Kujdesi paraprak shëndetësor është i rëndësishëm për burrat në moshë mbi mesatare, sepse sipas statistikave burrat vdesin 5 vjet më herët sesa gratë.

Sociologia Springer thotë se koncepti se “burrëria matet me forcën” duhet ndryshuar, pasi kështu mjekësia mund t’i ndihmojë më mirë burrat. Springer e paraqiti studimin e saj gjatë konferences vjetore të shoqatës amerikane të sociologjisë në San Francisko.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG