Lidhje

Qendra për Sigurinë e Vendit në Monterei të Kalifornisë


Zyrtarët amerikanë kanë përballë sfidën për të bashkërenduar veprimet në nivele të shumta qeveritare në raste emergjencash, qofshin këto natyrore apo rezultat i sulmeve terroriste.Zyrtarë nga të gjitha nivelet e qeverisë do e trajtojnë këtë sfidë në Qendrën për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Vendit.Çdo vit nga kjo shkollë diplomohen rreth 120 studentë. Rreth 30 mijë profesionistë të tjerë të sigurimit kombëtar shfrytëzojnë Internetin për informacion dhe burime. Kjo shkollë ndodhet në shkollën e studimeve pas universitare në Monterei të Kalifornisë.

Nga uraganet në bregdetin e Gjirit të Meksikës tek tërmetet në Kaliforni, çdo zonë e vendit përballet me rreziqe të ndryshme. Terrorizmi i kanoset komuniteteve në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Zyrtartë nga i gjithë vendi vinë në Qendrën për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Vendit për të studjuar kërcënimet në dy forume të ndryshme, në një kurs të posaçëm ekzekutiv dhe në një program studimesh pas universitare, ku ata diplomohen me mastërs. Pjesëmarrësit punojnë për agjenci të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Zv/shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Mario Rueda, thotë se puna e departamentit të tij është shtuar.

"Nëse emergjenca vjen nga materialet e rrezikshme, nevoja për shpëtimin e njerëzve në zonat urbane, rënia e avionëve, aksidentet e trafikut, fundosja e anijeve në port, emergjencat në metro, në ndërtesat shumëkatëshe, një sërë ngjarjesh të tilla për të cilat zjarrfikësit duhet të stërvitur dhe të përgatitur për t’u përgjegjur gjatë gjithë 24 orëve, 7 ditë në javë dhe publiku pret prej tyre të jenë të përgatitur mirë për të bërë punën”.

Florida dhe Gjiri i Meksikës kanë uragane të përvitshme, por Skot Makallistr, zv/ këshilltar i sigurisë kombëtare për Floridën, thotë se banorët duhet të jenë të përgatitur për situata të paparashikuara, si fatkeqësitë natyrore ashtu edhe ato të krijuara nga njeriu.Zoti Makallistr thotë se ngjarjet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara janë një nga shembujt më tipikë.

"Ndoshta jo shumë njerëz e kishin imagjinuar se avionët mund të përdoreshin si armë duke u përplasur në godina. Çështja që ne kemi tani është përgatitja për kërcënime të panjohura”.

Ellen Gordon e Qendrës për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Vendit thotë se meqë autoriteti në Shtetet e Bashkuara është i decentralizuar, bashkërendimi i përpjekjeve është në vetvete sfidues. Pushteti është i ndarë mes Presidentit dhe administratës së tij, Kongresit dhe gjykatave, dhe në nivelin kombëtar në nivelet shtetërore dhe lokale.

"Ky përfshin të tre nivelet e qeverisë, të gjitha degët e qeverisë në të tre nivelet, si dhe sektorin privat.Pra është një sfidë serioze, por unë kam parë se është përballuar”.

Ajo thotë se përballimi i kërcënimeve të sotme kërkon diskutime dhe planifikime të ngjashme me ato që bëhen në Qendrën për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Vendit. //iç//

XS
SM
MD
LG