Lidhje

16 të vrarë nga shpërthimet në prag të zgjedhjeve në Afganistan


Zyrtarët afganë thonë se nga një seri sulmesh kundër trupave ndërkombëtare dhe punonjësve të Kombeve të Bashkuara janë vrarë të pakën 16 vetë dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.

Në një autostradë në veri të Kabulit, një atentator vetvrasës përplasi makinëne tij në një autokolonë ushtarake, duke lënë të vrarë dy punonjës afganë të Kombeve të Bashkuara, një ushtar të NATO-s dhe të paktën 5 civilë afganë.

Në krahinën jugore të Uruzganit, një atentator tjetër vetvrasës sulmoi një stacion policie, duke lënë të vrarë katër ushtarë dhe dy civilë.

Në lindje të vendit, ushtria amerikane në Afganistan tha se dy ushtarë amerikanë u vranë kur mjeti i tyre ndeshi në një bombë.

Militantët talebanë kanë deklaruar se do t'i sabotojnë zgjedhjet presidenciale dhe ato për këshillat provinciale që mbahen të enjten.

Gjëndja ka ngjallur frikë se pjesëmarrja e ulet në votime do të rrezikonte besueshmërinë e zgjedhjeve.

Gjatë një konference shtypi me gazetarët, Gjenerali i NATO-s Damaian Cantwell tha se ka besim se misioni ISAF, si dhe policia dhe ushtria afgane janë të përgatitura mirë për të mbajtur rendin gjatë votimeve. //iç//

XS
SM
MD
LG