Lidhje

20 vjet pas të çarës së parë në Perden e Hekurt


Kancelarja gjermane Angela Merkel po viziton sot Hungarinë, ku ajo dhe presidenti hungarez Laszlo Solyom po përkujtojnë 20-vjetorin e ngjarjes që shënoi të çarën e parë në Perden e Hekurt.

Aktivitetet e sotme përfshinin ceremoni në të njëjtën zonë ku u zhvillua një Piknik Pan-Evropian në vitin 1989.

Ceremonitë e zhvilluara nga opozita anti-komuniste, u shoqëruan me hapjen për 3 orë të kufirit mes Austrisë dhe Hungarisë për të simbolizuar unitetin evropian.

Ndër 10 mijë pjesëmarrësit, më shumë se 600 vetë ishin nga Gjermania Lindore dhe shfrytëzuan rastin për t’u arratisur në Perëndim.

Ky ishte eksodi i parë masiv i gjermanëve lindorë drejt Perëndimit që nga ngritja e Murit të Berlinit në vitin 1961. Ngjarjet e vitit 1989 ndikuan në rrëzimin e Perdes së Hekurt afro 3 muaj më pas.

XS
SM
MD
LG