Lidhje

Afganistani: Hapen votimet mes rrezikut të sulmeve talebane


Qendrat e votimit janë hapur në Afganistan për zgjedhjet presidenciale dhe provinciale, pavarësisht nga kërcënimet e Talebanëve për të sabotuar votimet.

Kjo është vetëm hera e dyta që afganët kanë mundësinë që të zgjedhin drejtpërdrejt një president që nga rënia e regjimit Taleban në vitin 2001.

Masat e sigurisë janë të rrepta në gjithë vendin, megjithatë ka pasur njoftime për zjarr mortajash në qytetin jugor të Kandaharit.

Në kryeqytetin Kabul, Presidenti Hamid Karzai votoi pak pasi u hapën qendrat e votimit. Ai u ka bërë thirrje afganëve që të mos lejojnë intensifikimin e dhunës së militantëve këtë javë t’i pengojë për të votuar.

Zoti Karzai përballet me 30 rivalë. Rivalët kryesojnë përfshijnë Abdullah Abdullahun, ish-ministrin e jashtëm, Ashraf Ganin, ish-Ministër Financash dhe Ramazan Bashardostin, një ligjvënës nga Kabuli. Votuesit do të hedhin gjithashtu votat për këshillat provinciale.//kk//

XS
SM
MD
LG