Lidhje

Amerikanët ende të pasigurt për ekonominë e vendit


Lajmet ekonomike në Shtetet e Bashkuara sot ishin si pozitive edhe negative. Një numër rekord pronarësh të shtëpive kanë probleme në shlyerjen e kredive ndërkohë që edhe tregu i punës po shfaq dobësi të mëtejshme.

Shoqata Amerikane e Bankierëve thotë se më tepër se 9% e kredive të shtëpive janë një muaj ose më tepër me vonesë. Edhe elementë të tjerë të problemeve me tregun e shtëpive arritën shifra rekord.

Një raport tjetër tregon se është shtuar numri i amerikanëve që kanë bërë kërkesë për kompensim papunëse javën e kaluar. Zyrtarë të Departamentit të Punës thonë se numri i punonjësve që kanë humbur punën kohët e fundit u rrit me 15,000 vetë, duke arritur në 576,000.

Por një organizatë private studimore thotë se ekonomia amerikane do të vazhdojë të përmirësohet gjatë 6 deri 9 muajve të ardhshëm. Indeksi i saj i treguesve kryesorë u rrit gjatë muajit korrik. Ky ishte muaji i katërt radhazi që indeksi tregon përmirësim. //iç//

XS
SM
MD
LG