Lidhje

Afganistan: Numërohen votat e zgjedhjeve presidenciale


Punonjësit e zgjedhjeve në Afganistan po numërojnë votat e miliona afganëve që votuan në zgjedhjet presidenciale të djeshme, duke shpërfillur rrezikun e dhunës.

Zyrtarët afganë thonë se ata arritën të hapin 95 për qind të qendrave të votimit, por vëzhguesit thanë se pjesëmarrja në votime dukej të ishte shumë më e ulët sesa në zgjedhjet e para demokratike të vendit në vitin 2004.

Ata thane se votuesit dukej se ishin frikësuar për të shkuar në qendrat e votimit, veçanërisht në rajonet jugore ku Talebanët kanë bazën e tyre.

Dhuna në Kabul, Kandahar dhe qytete të tjera të rëndësishme la të vrarë të paktën 26 vetë në të gjithë vendin. Ndër të vrarët ka 9 civilë, 9 policë dhe 8 ushtarë afganë.

Autoritetet zgjedhore thonë po hetojnë njoftimet për vota të rreme dhe paisje defektoze votimi.

Një pjesëmarrje e ulët mund të dëmtojë besueshmërinë dhe të minojë mbështetjen për fituesin. Por autoritetet afgane po i quajnë zgjedhjet një sukses. Rezultatet priten brenda disa ditësh. //kk//

XS
SM
MD
LG