Lidhje

Irak: Forcat e sigurisë nën hetime për shpërthimet pranë ministrive


Ministri i jashtëm i Irakut tha se militantët përgjegjës për shpërthimet vdekjeprurëse me bombë në afërsi të ministrisë së financave dhe asaj të jashtme kishin marrë ndihmë ndoshta nga forcat e sigurisë së vendit.

Hoshjar Zebari vuri në pikëpyetje gjithashtu vendimin e qeverisë për të hequr muret prej betoni rreth ministrive, një lëvizje që ai tha se lejoi kamionë të mëdhenjë të kalonin dhe të kryenin shpërthimet e së mërkurës.

Ai tha se sigurimi në kryeqytet është përkeqësuar gjatë dy muajve të fundit dhe paralajmëroi për sulme më të fuqishme në Bagdat në ditët e ardhshme për shkak të të çarave në sistemin e sigurisë.

Të premten, zyrtarë të sigurisë njoftuan arrestimin e disa personave të lidhur me partinë e jashtëligjshme Baath të ish diktatorit Sadam Husein në lidhje me sulmet e së mërkurës.

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur dhe 500 të tjerë janë plagosur në sulmet, dita më vdekjeprurëse në Bagdat që kur trupat luftuese amerikane u tërhoqën nga zonat urbane më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG