Lidhje

Dhuna pengesë që zgjedhjet në Afganistan të ishin plotësisht të lira


Vëzhguesit ndërkombëtarë në Afganistanin thonë se dhuna dhe këcënimet u bënë pengesë që zgjedhjet presidenciale të ishin plotësisht të lira dhe të drejta.

Fondacioni për Zgjedhje të Lira dhe të Drejta i Afganistanit i tha Zërit të Amerikës se talibanët u prenë gjishtat dy votuesve në provincën e Kandaharit ditën e votimeve.

Ky fondacion thotë gjithashtu se vëzhguesit e tij panë zyrtarë të zgjedhjeve që u bënin presion disa votuesve, ndërsa të tjerë votues u panë se erdhën me fletët e tyre të votimit në qendrat e votimit.

Kryetari i vëzhguesve të misionit të Bashkimit Evropian, e përshkroi procesin përgjithësisht të drejtë, por tha se zgjedhjet nuk ishin të lira në disa pjesë të vendit për shkak të terrorit.

Presidenti aktual, Hamid Karzai dhe rivali i tij kryesor, ish ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, pretendojnë se kanë fituar.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve pritet të shpallen në fillim të javës tjetër. //iç//

XS
SM
MD
LG