Lidhje

Bota myslimane fillon muajin e shenjtë të Ramazanit


Shumica e myslimanëve rreth botës kanë filluar muajin e shenjtë të Ramazanit, një periudhë agjërimi dhe reflektimi shpirtëror.

Ramazani filloi të shtunën në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Azisë, megjithëse Libia, Turqia dhe disa nga shiitët libanezë filluan agjërimin që të premten.

Në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, palestinezët dolën për të blerë për Ramazan dhe u falën në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame.

Në Irak, sunitë dhe shiitët e filluan Ramazanin në të njëjtën kohë për herë të parë që nga rënia e ish diktatorit irakian Sadam Husein.

Të premten, presidenti amerikan Barak Obama shënoi fillimin e Ramazanit duke iu dërguar urimet më të mira myslimanëve në të gjithë botën.

XS
SM
MD
LG