Lidhje

Greqi: Zjarret shkatërrimtare i janë afruar Athinës


Mijëra banorë në rrethinat veriore të Athinës po largohen nga zjarri, ndërsa avionët dhe helikopterët po luftojnë flakët që era po i shtyn drejt kryeqytetit grek.

Tymi i dendur mund të shihej nga Akropolis ndërsa zjarri vazhdoi për të dytën ditë me radhë.

Një spital fëmijësh dhe një azil në veri të qytetit u zhvendosën. Autoritetet urdhëruan banorët të largohen nga tri fshatrat përreth.

Zyrtarët deklaruan gjendjen e jashtëzakonshme dje në zonë, ku autoritetet thonë se zjarret kanë shkatërruar më shumë se 12 mijë hektarë pyje dhe toka bujqësore.

Qeveria greke ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare ndërsa priten helikopterë nga Franca, Italia dhe Qiproja.//mm//

XS
SM
MD
LG