Lidhje

CIA pritet të publikojë një raport për abuzimet me të ndaluarit


CIA është gati të nxjerr një raport me detaje të reja mbi abuzimin e të ndaluarve në burgjet sekrete të agjencisë gjatë viteve të fundit.

Raporti i inspektorit të përgjithshëm të CIA-s që do të publikohet nesër thuhet të jetë mjaft kritik për metodat e përdorura të marrjeve në pyejte.

Raporti ka përfunduar në vitin 2004 por është mbajtur sekret deri tani. Aty përshkruhet një incident ku oficerë të CIA-s qëllonin me armë për të kërcënuar të ndaluarit.

Raporti tregon gjithashtu për trajtimin e një komandanti të al-Kaidës që ishte i dyshuar për shpërthimin në vitin 2000 të luftanijes USS Cole në Jemen.//mm//

XS
SM
MD
LG