Lidhje

Sipas një raporti, Izraeli vazhdon ndërtimet në Bregun Perëndimor


Një grup monitorues thotë se nuk ka shenja ngadalësimi të ndërtimeve të vendbanimeve hebraike në Bregun Perendimor.

Izraeli tha javën e kaluar se kishte ndaluar lejet për ndërtime të reja në territorin e debatueshëm.

Por një raport sot nga grupi aktivist izraelit "Peace Now "thotë se rreth 600 ndërtime të reja kanë filluar në gjysmën e parë të këtij viti.

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Izraelit të ndalë vendbanimet për të lehtësuar tensionet me udhëheqësit palestinez.

Numri i vendbanimeve izraelite në Bregun Perendimor është dyfishuar që nga mesi i viteve 1990, duke arritur në 300 mijë. Territori është gjithashtu shtëpi për më shumë se 2 presje 5 palestinezë.//mm//

XS
SM
MD
LG