Lidhje

Analistët për marrëdhëniet Maqedoni - Kosovë


Komentet e fundit nga kabineti i presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov se Maqedonia do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën atëherë kur të përfundojë dhe shënimi i milimetrit të fundit të vijës kufitare në mes dy vendeve, ka nxitur pakënaqësi tek shqiptarët në Maqedoni dhe komente të analistëve në Shkup. Këta të fundit vlerësojnë se Shkupi po bën një politikë të jashtme të pakonsoliduar, ndërkohë që vendosja sa më parë e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën shkon në të mirë të rajonit dhe është në përputhje me kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, komentojnë ata.

XS
SM
MD
LG