Lidhje

Militantët talibanë në Pakistan emërojnë një udhëheqës të ri


Militantët talibanë në Pakistan thonë se kjo lëvizje ka emëruar një udhëheqës të ri. 28-vjeçari Kaimullah Mehsud ka qënë shef ushtarak i Talibanit në tri rajone fisnore. Ekspertët e sigurimit thonë se ai është edhe më mizor se sa paraardhësi i tij, Baitullah Mehsud.

Një komandant taleban tha për gazetarët dje se një këshill taliban prej 42 anëtarësh emëroi një udhëheqës të ri sepse Baitullah Mehsudi është shumë i sëmurë dhe nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e tij.

Por zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë kanë shprehur bindjen se Mehsudi u vra nga një sulm amerikan në fillim të gushtit.

Po ashtu dje, zyrtarët pakistanezë thonë se nga një makinë bombë mbetën të vrarë të paktën dy vetë në qytetin Peshavar në veriperëndim të Pakistanit.

Policia tha se viktimat mund të kenë qënë anëtarë të grupit ekstremist Ansarul Islam. Grupi vepron në rajonin Khiber dhe ka qënë në rivalitet të vazhdueshëm me grupin Lashker-e-Islam. //iç//

XS
SM
MD
LG