Lidhje

Kosovë: Veprimtaria e USAID-it gjatë 10 viteve


Në Kosovë shefja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtarë, Patricia Rader, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës se vendi ka shënuar përparime, por ka nevojë për përmirësim të sistemit të drejtësisë në funksion të forcimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Kjo agjenci sivjet ka mbushur dhjetë vjet të veprimtarisë së saj në Kosovë dhe gjatë kësaj kohe vendi është mbështetur me më shumë se gjysëm miliardi dollarë. Agjencia për zhvillim e mbështet Kosovën në shumë fusha përfshirë zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e gjendjes së pakicave kombëtare. //mm//

XS
SM
MD
LG