Lidhje

SHBA: Familja presidenciale nis pushimet


Presidenti amerikan Barak Obama dhe familja e tij nisin sot një javë pushime në një ishull në shtetin verilindor të Amerikës, Masaçusets.

Z.Obama, gruaja e tij Mishell dhe vajzat Malia dhe Sasha do të qëndrojnë në një ambjent privat në vendin e quajtur Marta's Vineyard, ishull ku ish presidenti Bill Clinton dhe familja e tij shkonin për pushime kur ai ishte në detyrë.

Qeni i Obamës, Bo, do të jetë me familjen në këto pushime.

Familja presidenciale do të qëndrojë në një ambjent prej 11.3 hektarësh , i cili ka një qera prej 35.000 dollarë në javë. Ambjenti i pushimit ku do të qëndrojë familja Obama, ka një kopësht me mollë, një pishinë, fushë basketbolli, port privat për anije si dhe një kinema shtëpiake të vendosur në ambejntin përdhesë të shtëpisë.


Zëdhënësi i presidentit Robert Gibbs tha se presidenti ka në plan të shpenzojë shumicën e kohës së tij duke pushuar me familjen. Zoti Gibbs tha se presidenti gjithashtu mund të luaj golf gjatë kohës së pushimeve.

Ndërkohë, banorët në Martas Vinjard po e presin me gëzim dhe kureshtje familjen presidenciale në ishullin e vogël, i cili është një nga vendet e pushimit më të shtrenjta dhe më interesante këtu në Shtetet e Bashkuara. //mm//

XS
SM
MD
LG