Lidhje

Shqetësimet për ndotjen e Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna


Specialistët e mjedisit në Ulqin dhe në Mal të Zi shprehen të shqetësuar për ndotjen e Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna. Kjo ndotje e vazhdueshme, sipas tyre, rrezikon veçoritë natyrore dhe ekologjike të këtij rajoni që konsiderohet ekosistem me vlera ndërkombëtare. Ekosistemin, sipas analisteve, do ta përkeqësonte ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës ne kaskadën e lumit Drin, i cili do të rrezikonte zhdukjen e ishujve në derdhjen e Bunës.

XS
SM
MD
LG