Lidhje

SHBA, rihapen hetimet rreth metodave të marrjes në pyetje


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder vendosi të rihapë hetimet mbi metodat e marrjes në pyetje të personave të dyshuar si terroristë, gjatë administratës së presidentit Bush.

Zoti Holder tha se prokurori Xhon Durham do të hetojë nëse personel nga agjencia qëndrore e zbulimit, CIA, kanë shkelur ligjin kur kanë marrë në pyetje të dyshuarit si terroristë.

Drejtori i CIA-s Leon Paneta u tha punonjësve të agjencisë se ai synon të ngrejë zërin në mbrojtje të agjentëve që ndoqën udhëzimet ligjore që u ishin dhënë gjatë marrjes në pyetje të personave të dyshuar si terroristë./al/


XS
SM
MD
LG