Lidhje

Skoci: Sekretari i Drejtësisë mbron vendimin për lirimin e al-Megrahit


Sekretari i Drejtësisë i Skocisë, Keni MacAskill i doli në mbrojtje vendimit të tij për lejimin e autorit të sulmit me bombë në Lokerbi, i cili vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse, të kthehet në vendin e tij në Libi.

Sekretari MacAskill u tha sot ligjvënësve skocezë se kishte marrë më parë miratimin e familjeve të viktimave të fatkeqësisë dhe zyrtarëve të lartë amerikanë, para se të merrte vendimin për lirimin e Abdel Baset al-Megrahi nga burgu.

Gjykatësi MacAskill përsëriti disa herë se vendimi për lirimin ishte i tij dhe vetëm i tij dhe se ai kishte vepruar në përputhje me ligjin skocez në marrjen e këtij vendimi.

Al-Megrahi po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bombë të vitit 1988, ndaj avionit të linjës Pan Am 103, mbi Lokërbi të Skocisë. Në atë sulm humbën jetën 270 njerëz.

Al Megrahi ka thënë vazhdimisht se është i pafajshëm. Ai u kthye të enjten në Libi, ku u prit si hero dhe thuhet se ka në plan të shkruajë një libër, ku të tregojë gjithçka dhe ku do të japë informacione të reja lidhur me sulmin terrorist mbi Lokërbi, më vdekjeprurësi për Britaninë. (ze)

XS
SM
MD
LG