Lidhje

SHBA: Raport i ri - virusi A H1N1, kërcënim serioz për vendin


Një grup këshillimi në presidencën amerikane thotë në një raport të ri se virusi A-H1N1 i gripit të derrit paraqet kërcënim serioz për vendin.

Këshilli i presidentit për Shkencën dhe Teknologjinë thotë se megjithëse përpjekjet e qeverisë për t’u përgatitur për sezonin e gripit këtë vit kanë qenë të organizuara mirë dhe me baza të forta shkencore, disa parapërgatitje duhet të përmirësohen ende.

Në raportin e publikuar sot, grupi i pavarur i shkencëtarëve thotë se qeveria duhet të përshpejtojë përgatitjet për vaksinën e gripit për shkak të rrezikut të lartë ndaj individëve.

Grupi thotë se qeveria duhet të përmirësojë sistemin e tanishëm për të ndjekur përparimin e epidemisë.

Në përgjithësi, shkencëtarët thonë se ka pasur bashkëpunim shumë të mirë mes agjencive qeveritare në përgatitjet për ringjalljen e virusit gjatë muajve të ardhshëm. (ze)

XS
SM
MD
LG