Lidhje

Shpërthim i fuqishëm në Kandahar të Afganistanit; 40 të vrarë, 64 të plagosur


Zyrtarë afganë thonë se të paktën 40 vetë u vranë nga një shpërthim i fuqishëm me makinë bombë në qytetin e Kandaharit.

Kryetar i këshillit të Kandaharit, Ahmad Vali Karzai, vëllai i presidentit Hamid Karzai, i tha Zërit të Amerikës se shpërthimi nga një kamion cisternë plagosi të paktën 64 vetë dhe theu dyer e xhama dritaresh deri në 500 metra larg.

Shpërthimi ndodhi pas perëndimit të diellit, kur myslimanët i japin fund agjërimit të Ramazanit. Zyrtarë e dëshmitarë thonë se shpërthimi u pasua nga të shtëna të shumta armësh nëpër rrugë.

Më herët, po dje, zyrtarët e NATO-s thanë se nga shpërthimi i një bombe në jug të Afganistanit u vranë 4 ushtarë amerikanë, duke e bërë 2009-ën vitin më vdekjeprurës për forcat e koalcionit që nga ndërhyrja ushtarake nën udhëheqjen amerikane 8 vjet më parë.

Edhe ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se një ushtar britanik vdiq nga plagët që kishte marrë gjatë patrullimit në krahinën Helmand më 15 gusht./al/


XS
SM
MD
LG