Lidhje

OKB: Qeveria boshnjake të mbështesë kthimin e refugjatëve


Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres, po i bën thirrje qeverisë boshnjake që të vazhdojë të përkrahë kthimin e refugjatëve të kohës së luftës pavarësisht nga vështirësitë buxhetore.

Zoti Guterres u bëri thirrje si zyrtarëve të Bosnjes edhe komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojnë në këtë drejtim.

Dje, zoti Guterres u takua me ministrin boshnjak për të drejta e njeriut dhe refugjatët, Safet Haliloviç, i cili tha se për zbatimin e planit për kthimin e refugjatëve duhen 700 milionë dollarë./al/

XS
SM
MD
LG