Lidhje

Anija Diskoveri pritet të niset të premten për në hapësirë


Nasa ka riplanifikuar hedhjen në hapësirë të anijes Diskoveri të premten në orët para agimit. Zyrtarët e agjencisë amerikane të Hapësirës Nasa e morrën mbrëmë këtë vendim, pak orë pasi shtynë nisjen e hedhjen e anijesi, për shkak të prishjes së një valvole të karburantit.

Kjo ishte hera e dytë brenda kësaj jave që Nasa shtyu nisjen e anijes Diskoveri për mision në hapësirë. Herën e parë hedhja u shty për shkak të motit të keq. Inxhinjerët thanë se një prej valvolave të karburantit nuk hapej e mbyllej në mënyrë të përshtatëshme.

Nëse anija nuk lëshohet në hapësirë deri në fund të këtij muaji, atëherë duhet të presë deri në tetor, pasi gjatë shtatorit janë planifikuar fluturime të tjera për në stacionin ndërkombëtar të Hapësirës.

Misioni i ardhshëm në stacionin e hapësirës është planifikuar të kryehet nga Japonia. /al/


XS
SM
MD
LG