Lidhje

Kush do ta zerë vendin e Kenedit në Senat?


Vdekja e senatorit amerikan Eduard Kenedi ka filluar të ngjallë që tani spekulime se kush do të zërë vendin e tij në senat.

Në Masaçusets do të duhet të zhvillohen zgjedhje të posaçme për pasuesin e tij. Shumica e shteteve lejojnë që guvernatori të emërojë një zëvendësues të përkohshëm në rast se lirohet një vend në senatin amerikan. Por kjo nuk ndodh në shtetin Masaçusets ku ligji kërkon që zgjedhje të posaçme të zhvillohen pas 145 ditëve, por jo më vonë se pas 160 ditëve pas hapjes së postit. Ligji e ndalon të emëruarin e përkohshëm.

Shumë të rinj nga familja Kenedi janë të përfshirë në shoqërinë civile, por asnjë nga ata nuk ka arritur nivellin e Ted Kenedit. Djali i tij, 42-vjeçari Patrik, është përfaqësues në kongres i shtetit fqinjë Rhode Island, dhe është i vetmi nga familja Kenedi që mban ende një post publik. Ai do të duhej të shkonte në Masaçusets nëse do të kandidonte për postin e të atit.

Një nga nipat e Ted Kenedit, ish përfaqësuesi i kongresit Xhozef Kenedi, është përmendur si një nga pasuesit e mundshëm.

Kandidatë të tjerë të mundshëm janë guvernatori i shtetit, prokurori i përgjithshëm dhe disa përfaqësues të tjerë të shtetit Masaçusets në kongres. Ka po ashtu disa kandidatë republikanë në kongres.

Masaçusets dominohet nga demokratët thuajse më shumë se çdo shtet tjetër amerikan. //ii

XS
SM
MD
LG