Lidhje

Dy Koretë diskutojnë për ribashkimin e familjeve të ndara nga lufta


Delegacione të Kryqit të Kuq nga Koreja e Jugut dhe e Veriut po zhvillojnë diskutime lidhur me rifillimin e bashkimit të familjeve të ndara nga Lufta e Koresë e viteve 1950-1953.

Delegacioni tre vetësh i Koresë së Jugut krysohet nga sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të vendit, Kim Jang Col. Takimi do të zhvillohet në pikën e pushimit në Malin Kumgang në Korenë e Veriut. Ai tha se në krye të rendit të ditës do të jetë ribashkimi i familjeve, por shtoi se delegacioni po ashtu do të përpiqet të diskutojë edhe për çështje të tjera humanitare. Bisedimet janë të parat mes të dy vendeve në rreth 2 vjet dhe më të fundit në serinë e hapave të ripajtimit nga ana Phenianit në drejtim të Seulit.

Dje Pheniani rivuri në përdorim një linjë telefonike direkte me Jugun. Koreja e Veriut e kishte ndërprerë linjën dhe e kishte ndaluar ribashkimin e familjeve, si protestë ndaj politikave të cilësuara "armiqësore" të Koresë së Jugut. Koreja e Veriut i ndërpreu ribashkimet emocionale mes familjeve, pas ardhjes në pushtet 18 muaj më parë të Presidentit Li Mjung Bak dhe i dha fund dërgimit pa kusht të ndihmave në veri. Zoti Li i kërkoi Phenianit të bëjë përparim në çështjen e çarmatimit bërthamor në këmbim të ndihmës. //rd//

XS
SM
MD
LG