Lidhje

Familja Kenedi - A do të vazhdojë trashëgimia e saj politike?


Senator Kenedi ishte politikani i fundit i brezit të tij në një familje që disa e quajnë mbretërore amerikane.

Kenedi ishte më i riu i 9 fëmijëve të një patriarku ambicioz, Xho Kenedi, i cili bëri miliona me investime në banka, filma dhe në pije alkoolike të paligjshme.

Pavarësisht nga fillime të dyshimta, familja u rrit për t’u bërë një dinasti amerikane në politikë e shërbim publik. Nga tre vëllezërit e Eduard Kenedit, i pari Xho i riu, vdiq në një shpërthim aeroplani gjatë luftës së Dytë Botërore. Vëllezërit Xhon, ish president dhe Robert, ish prokuror Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, u vranë me atentat në kulmin e karrierës së tyre politike.

Gjatë presidencës së tij, Xhon Kenedi themeloi Korpusin e Paqes, program vullnetar që u lejon amerikanëve të shërbejnë në vendet e pak të shvilluara. Kunati Ii tij, Sarxhent Shrajver, ishte drejtori i parë i Korpusit të Paqes. Motra e Kenedit, Junis Shrajver ndihmoi në organizimin e lojrave të posaçme Olimpike, garë atletike kombëtare për sportistë me aftësi të kufizuara.

Në brezin e mëvonshëm të Kenedëve, djemtë dhe vajzat e Ted Kenedit dhe fëmijët e tyre, përfshihen Maria Shrajver, e cila është martuar me governatorin e Kalifornisë, Arnold Shvarceneger; avokati për çështje të mjedist Robert Kenedi i riu; dhe kineasti Rori Kenedi, i cili përqëndrohet në çështje shoqërore si Sida dhe varfëria rurale. Një numër pasardhës të Kenedit kanë shërbyer në qeveri shtetërore e federale, kanë shkruar libra e kanë punuar me shoqata e grupe veprimtarësh.

Por historia e kësaj familje të gjerë e të pasur është errësuar nga një numër tragjedish, që ndonjëherë quhet “mallkimi Kenedi”. Krahas vdekjeve të herëshme të tre vëllezërve të Eduard Kenedit, kjo familje ka humbur pjestarë në dy aksidente me aeroplanë, një në abuzim me drogë dhe një në aksident me ski. Familja Kenedi është ndeshur me abuzim droge, sëmundje mendore dhe aksidente të profileve të larta.

Ndërkohë që Ted Kenedi, kaloi nga fëmijë në patriark, nuk është e qartë mes familjes së madhe në numër, nëse ndonjë prej tyre do të mbajë dhe vazhhdojë trashëgiminë e familjes në politikë. Por edhe nëse jeta politike e familjes Kenedi zbehet, Kenedët duken të prirur për të vazhduar rolin e tyre në jetën amerikane në gazetari, jurisprudence, filantropi dhe shërbim publik./al/

XS
SM
MD
LG