Lidhje

Ekonomia amerikane tkurret me ritme më të ngadalta


Sipas statistikave më të fundit, ekonomia amerikane u tkurr me një ritëm prej 1 për qind në muajt prill, maj dhe qershor. Kjo është rënia e katërt tre mujore me radhë. Megjithatë, po sipas statistikave, kjo rënie është shumë më e vogël se sa në 3-mujorin e parë të vitit dhe ekonomia amerikane u tkurr me një ritëm më të ulët nga sa parashikonin shumica e ekonomistëve.

Këto të dhëna tregojnë se shpenzimet qeveritare u rritën më tepër nga sa pritej dhe shpenzimet e konusmatorëve ranë më pak nga parashikimet. Të dhënat e Departamentit të Tregtisë mund të jenë fakte të tjera që tregojnë se recesionit po i vjen fundi. Sipas një raporti tjetër qeveritar, numri i punonjësve që humbën vendet e punës ra paksa javën e kaluar. Po ashtu ra edhe numri i njerëzve që marrin kompensime afatgjatë të papunësisë. //kh//

XS
SM
MD
LG