Lidhje

Senatori Eduard Kenedi vdiq nga kanceri në tru


Senator Edward Kennedy, a figurë legjendare politike në Shtetet e Bashkuara, vdiq të martën pas një beteje një vjeçare me glimomën malinje, forma më e zakonëshme e kancerit në tru mes të rriturve.Megjithëse ai u operua në qendrën mjeksore të Universitetit Duke dhe u trajtua me kurat më të fundit të kimoterapisë dhe rezatimit, ai nuk mundi t’i mbijetonte sëmudjes.Mjekët ende nuk e dinë shkakun e tumorit në tru dhe Instituri Kombëtar i Kancerit thotë se perspektiva e pacintëve të diagnostikuar me gliomën malinje nuk është premtuese, të paktën tani për tani.

Senator Kennedy u diagnostikua me tumor në tru në maj të vitit 2008, pasi ai pati një goditje në tru, një simptomë e zakonëshme e kancerit në tru.Në qendrën mjekësore të Universitetit Duke atij iu bë një operacion për heqjen e tumorit. Mjekët thanë se operacioni përfundoi me sukses dhe Kennedy doli nga spitali pas gjashtë ditësh.

Neuro-kirurgu Anthony Caputy (Kah-PUE-tee) thotë se sukses në raste të tilla do të thotë që pacintit t’i hiqet 90 përqind e tumorit.

"Sepse duke hequr 90 përqind të tumorit rezultati i formave të tjera të trajtimit është shumë më i mirë”.

Kennedy-it iu bë ajo që quhet kraniotomy, një procedurë e hapjes së kafkës për të ekspozuar sipërfaqen e trurit. Kirurgët përcaktojnë pastaj me saktësi se ku ndodhet tumori, shpesh me anë të MRI-it apo skanimit C-T. Gjatë një pjese të procedurës pacientët nxirren nga narkoza për t’u dhënë mundësi mjekëve të shmangin ndërhyrjen në ato pjesë të trurit që kontrollojnë të folurën.

"Truri nuk ndjen asnjë dhimbje, prandaj ne e stimulojmë atë kur pacienti është i zgjuar për të përcaktuar nëse i funksionojnë lëvizjet dhe shqisat.Për të testuar të folurin pacenti duhet të jetë i zgjuar, pasi atëhere mund të shikosh funksionimin e atyre zonave të trurit që e kontrollojnë atë”.

Mjekët ende nuk e dinë se çfarë e shkakton tumorin në tru dhe çfarë rreziqesh të tjera praqet ai.Senatori Kennedy ishte pikërisht në këtë gjendje.Burrat rrezikohen në shumë nga tumoret në tru se sa gratë, po ashtu edhe të bardhët dhe ata që janë mbi 70 vjeç.

Studjuesit po përpiqen të zbulojnë shkakun për ta kuruar atë më mirë.Dr. Markus Bredel (BRAY-dle) në Universitetin Northwestern analizon përbërjen gjentike të tumoreve në tru, veçanërisht mutacionet e geneve me glioblastomas (GLEE owe blas TOE mahs), një formë edhe më agresive e sëmundjes.Por ka qindra mijëra gene në genomën e tumoreve.

"Vështirësia qendron në çështjen se cilat nga këto gene të shumta janë në fakt të rëndësishme në procesin e sëmundjes dhe cilat janë anësore në proces”.

Rezultati i Senator Kennedy-it pritej.Tani flamuri amerikan është ulur në gjysmë shtizë për nder të tij.Instituti Kombëtar i Kancerit thotë se tumoret në tru janë mes sëmundjeve më të rrezikshme që shkaktojë vdekjen nga kanceri.

Mjekët paralajmërojnë se edhe kur trajtohen, këto forma agresive të tumoreve rikthehen.Por ajo që nuk dihet është koha e kthimit të tyre. //iç//

XS
SM
MD
LG