Lidhje

Kryeministri izraelit në Gjermani për bisedime me kancelaren Merkel


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ndalimi i ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor është i rëndësishëm për rifillimin e procesit të ngecur të paqes në Lindjen e Mesme.

Kancelarja Merkel i bëri këto komente sot në Berlin, krah për krah kryeministrit izraelit, Benjamin Netaniahu, i cili deri tani u ka rezistuar thirrjeve amerikane për ndalimin e vendbanimeve në territorin e pushtuar. Megjithatë, ai pranoi në fillim të këtij viti të kufizojë ndërtimet për zgjerimin e enklavave ekzistuese në Bregun Perëndimor.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se nuk do të marrë pjesë në përpjekjet e paqes, në se nuk ndërpritet ndërtimi i venbanimeve.

Po sot, redaktori i gazetës gjermane "Bild", Kai Dikman, i dha udhëheqësit izraelit planet arkitekturale të Gjermanisë naziste lidhur me kampin e përqëndrimit Aushvic gjatë luftës së dytë botërore në Poloninë jugore të pushtuar. Autoritetet thanë se këto plane do të përfshihen në memorialin e Holocaustit në Izrael.//lk

XS
SM
MD
LG