Lidhje

Projektet e reja të Hollivudit


Sandra Bullok është paraqitur për herë të parë si producente në filmin e ri “All About Steve”. Në këtë film ajo interpreton krahas aktorit Bradley Cooper. Ndërsa filmi “Amerika”, i regjizores dhe skenaristes Çerien Dabis, trajton problemet e emigracionit arab në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky film është bazuar në historinë e jetës së regjizores palestineze Dabis.

Bradley Cooper, Sandra Bullock dhe Thomas Hayden Church morën pjesë në filmin komedi “All About Steve”. Sandra Bullock në këtë film është dhe producente e filmit, sëbashku me Mary McLaglyn.

Në këtë film Sandra Bullok interpreton një punonjëse televizive tek të dyzetat që harton fjalëkryqe e cila punon me një operator lajmesh për programin e saj, dhe mbas një takimi rastësor me të në ambjentet jashtë pune, mendon se ai është shpirti i saj binjak. Nuk është i këtij mendimi operatori i lajmeve, i cili kalon momete të tmerrshme për të shmangur takimet e mundshme mes tyre. Dhe këtu nis historia tryre, e cila kalon përmes notave të theksuara të humorit.

Sandra Bullok i rikthehet kinemasë mbas filmit “The Proposal”, duke vazhduar një sezon të ngjeshur për të nga pikpamja profesionale. Ndërsa Bradley Cooper, vjen në këtë film mbas suksesit në komedinë me titull “The Hangover”, një prej filmave më të suskesshëm të kësaj periudhe. I ngacmuar për jetën e tij private, ku ai ka qenë në qendër të vëmendes dhe është përfolur për flirtet e tij me Renee Zellweger apo Jennifer Aniston, vetë Cooper thotë, se këto janë sajesa, dhe ndoshta në një jetë tjetër imagjinare, mund të jenë të vërteta.

Ndërsa Bullok shton se Cooper është një aktor i mirë dhe një djalë i këndshëm, në shoqërinë e të cilit do të dëshironte të ishte kushdo.

Filmi “All about Steve”, del në kinematë amerikane nga data 4 shtator.

2.”Amreeka” është filmi i regjizores Cherien Dabis, në të cilin ajo përshkruan historinë e emigracionit të një familjeje palestineze e vendosur në një qytet të vogël të Amerikës. Historia e filmit zhvillohet rreth Muna Farahut. “Ajo ka një diplomë për bankiere” – shpjegon rolin e saj aktorja Nisreen Faour_” Por ajo përfundon duke punuar tek hamburgerat në White Castel. Pra filmi flet për jetën që ajo duhet të përballojë dhe të menaxhojë këtu në Amerikë si e huaj”. Momente të caktuara të subjektit të filmit janë bazuar në histori të vërteta të jetës së regjizores dhe skenaristet së filmit Cherien Dabis.

“Unë u rrita si një arabo amerikane në një qytet të vogël në Ohio, dhe përjetova fillimisht atmosferën e krijuar gjatë luftës së parë të Gjirit Persik” thotë ajo.

“Babai im, i cili ishte mjek, humbi shumë nga pacientët e tij. Njerëzit nuk donin që të mbështesinin një doktor arab. Ne patëm dhe kërcënime për jetën atë periudhë. Shërbimet Sekrete erdhën në shkollën time për të hetuar rreth një thashethemi që qarkullonte se motra ime kishte kërcënuar se do të vriste presidentin. Dhe të gjitha këto ngjarje për mua si një 14 vjeçare ngjanin shumë absurde”.

Ajo thotë se ishte pikërisht lufta e parë e Gjirit Persik që e shtyu të merrej me filmin. Në vitin 2001, ajo nisi shkollën e filmit në Columbia të Nju Jorkut, dhe dy vjet më vonë SHBA hynë në Irak.

Dabis thotë se : “Historia po përsëritej. Dhe unë dëgjoja mjaft histori të ngjashme me to që i kishte kaluar familja ime në 1991, ndaj mendova se kishte ardhura koha që të tregoja historinë time. Dhe zgjodha që t’a tregojë këtë histori nga këndvështrimi optimist, dhe t’a përshkruaja me nota humori”.

“Amerika” del në kinamtë amerikane në datën 4 shtator.

XS
SM
MD
LG