Lidhje

SHBA: Gjendet e gjallë pas 18 vjetësh abuzim


Një amerikane e rrëmbyer nga shtëpia e saj kur ishte 11 vjeç u gjet gjallë, pasi kaloi 18 vjet fshehur në oborin e shtëpisë së rrëmbyesve të saj.

Policia e Kalifornisë tha se Jaycee Lee Dugard, tani 29 vjeç, kishte jetuar në baraka dhe çadra mbrapa shtëpisë së personit që akuzohet si rrëmbyesi i saj, Phillip Garrido.

Autorititet thanë se Garrido, i dënuar më parë për përdhunim dhe i regjistruar nga autoritetet si abuzues seksual, kishte dy vajza me Dugard. Edhe vajzat, që tani janë 15 dhe 11 vjeç, u mbajtën të fshehura në oborrin e shtëpisë me të jëmën.

Garrido 58 vjeçar dhe gruaja e tij, Nancy, u arrestuan nën akuzat për rrëmbim.

Garrido po mbahet edhe për shkelje të tjera seksuale. Ai dhe gruaja e tij akuzohen për marrjen e vajzës 11 vjeçare Dugard nga një stacion autobusi afër shtëpisë së saj në qytetin South Lake Tahoe në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG