Lidhje

Ahmadinexhad, thirrje për ndjekjen ligjore të opozitës


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad bëri thirrje për ndjekjen ligjore të udhëheqësve të opozitës, të cilët udhëhoqën trazirat që pasuan rizgjedhjen e tij në qershor.

Në një fjalim të transmetuar nga televizioni kombëtar që mbajti sot në Teheran, presidenti iranian tha se drejtuesit e opozitës duhet të mbahen përgjegjës, për “zbatimin e planit të armikut”.

Ai shtoi se aktivistët pa poste të larta partie ndaj të cilëve po zhvillohen gjyqe, duhen trajtuar me mëshirë islamike, duke thënë se ata i kanë mashtruar.

Mijëra iranianë u arrestuan nën akuzat për protesta ndaj rizgjedhjes së Presidentit Ahmadinexhad. Ndaj shumë të tjerëve po zhvillohen gjyqe nën akuzat për krim kundër shtetit. //ii

XS
SM
MD
LG