Lidhje

Administrata Obama shqyrton alternativa për dislokimin e raketave


Gazeta Nju Jork Tajms thotë se administrata Obama po shqyrton alternativa për dislokimin e bazave të mbrojtjes nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke.

Gazeta shkruan sot se zyrtarë të administratës po shqyrtojnë mundësinë ngritjes së sistemit në Turqi apo Ballkan dhe jo në Poloni dhe Çeki. Zyrtarët thuhet se po shqyrtojnë mundësinë e versioneve të tjera të sistemit.

Rusia ka shprehur kundërshtime të fuqishme ndaj planeve amerikane për dislokimin e sistemit në Evropën qëndrore duke thënë se do të nxiste një garë të re armësh.

Tajms njofton se zyrtarët në Uashington thonë se alternativat nuk po shqyrtohen për të kënaqur Rusinë por për t’u përshtatur ndaj kërcënimeve në rritje nga Irani.

XS
SM
MD
LG